Telegrafi

Zjarrvënia në pyjet e Drenasit, reagon Lladrovci

 Male në Komunën e Drenasit janë përfshirë nga zjarret.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës Ramiz Lladrovci, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të mos u vënë zjarrin pyjeve.

“Kërkoj nga qytetarët, udhëheqësit e fshatrave, kryefamiljarët, mësuesit, arsimtarët dhe intelektualët, si dhe të gjithë personalitetet e komunës tonë me ndikim në vendbanimet e tyre, të ndikojnë për vetëdijesimin e bashkëqytetarëve tanë, për rrezikun nga zjarret.

Gjendja e pandemisë, është një fatkeqësi e cila na ka goditur, andaj nuk kemi nevojë edhe për goditjet tjera”, ka shkruar ai.

Ai ka falënderuar zjarrfikësit, institucionet e nivelit lokal si dhe organet e rendit për kontributin e secilit për luftimin e vatrave të zjarrit.

“Zjarrin e shkaktojnë keqbërësit. Mos u bëni keqbërës. Mos ndiz zjarr në natyrë”, shkroi në fund. /Telegrafi/