Site icon Telegrafi

Zjarri u merr jetën 8 personave dhe mbi 30 të lënduar në Paris

Tetë persona janë konfirmuar të vdekur pasi një ndërtesë në jugperëndim të Parisit u përfshi nga flakë të mëdha.

Autoritetet franceze bëjnë të ditur se rreth 30 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur ndërsa disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Numri i viktimave ende nuk është konfirmuar dhe ekziston frika që ai të rritet pasi operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në zhvillim.

Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta.

Një grua e dyshuar u ndalua nga policia.

Prokurori i Paristit, Remi Heitz, tha se zjarri mund të jetë vënë me qëllim.

Kryebashkiaku i Parisit, Anne Hidalgo, u dërgoi ngushëllime familjeve të viktimave dhe shkoi në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/

Exit mobile version