Një zjarr i nisur tash e disa ditë po vazhdon ende nëpër disa fshatrave të Mitrovicës.
Përveç që pjesë të bjeshkëve janë bërë shkrumb e hi, tash flakët po rrezikojnë edhe banorët e fshatit Rekë, që tashmë u janë afruar shtëpive, njofton Klan Kosova.
Një prej fshatrave është edhe Lisicë, ku edhe nga aty ende po vazhdon të dalë tym e zjarri të rritet në zonë edhe më të madhe.