Policia ka reaguar për situatën e krijuar si pasojë e zjarrit në një pallat në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Sipas policisë, rreth orës 11:05, në rrugën ‘Tish Daija, ka rënë zjarr në katin e katërt të një ndërtese. Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Policia njofton se po punohet për të evakuuar banorët, të cilët mund të jenë ende brenda pallatit.
“Shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve. Grupi Hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.
Burime kanë bërë të ditur se zjarri ka nisur në ambientet e një zyre në katin e katërt të pallatit, ndërsa nuk ka njoftim për persona të lënduar. /Telegrafi/