Telegrafi

Zjarri shkrumbon një objekt në Tetovë (Foto)

Në njërin nga objektet e shkollës bujqësore ”Mosha Pijade” në Tetovë, dje pasdite shpërtheu një zjarr, që dogji tërë objektin, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për objekt ku është ruajtur ushqim për bagëtinë. Zjarri është hetuar nga rojtarët të cilët kanë tentuar që ta shuajn bashkë me disa punëtorë tjerë të shkollës, por nuk ia kanë arritur.

Në vendin e ngjarjes kanë ardhur njësitë e zjarrfikësve, të cilët pas dy orësh dhe me pesë automjete, kanë arritur që ta lokalizojnë. Hetimet janë kryer dhe është duke u punuar në zbardhjen e rastit./Telegrafi/