Telegrafi

Zjarri shkrumbon banesën, humbin jetën dy shqiptarë në Bruksel (Foto)

Dy shqiptarë kanë humbur jetën në mënyrë tragjike në Bruksel, pasi një zjarr i fuqishëm kishte përfshirë banesën e tyre.

Si pasojë e zjarrit që kaploi banesën e tyre ndërruan jetë të rinjtë, Pelivan Hysaj, 24 vjeç nga Berati dhe Venedik Pirushi, 23 vjeç nga qyteti i Durrësit.

Mediat belge raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur të premten dhe shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk janë konfirmuar në rrugë zyrtare.

Lajmi i trishtë fillimisht u konfirmua nga zëdhënësi i zjarrfikëseve, Alain Habils i cili deklaroi se mjetet e ndihmës së shpejtë shkuan menjëherë në vendngjarje, por flakët e fuqishme e bën të pamundur shpëtimin e të rinjve që ndodheshin brenda katit të dytë në banesë, raporton BW.

Ndarja nga jeta në mëyrë tragjike e dy të rinjve shqiptarë në Bruksel ka tronditur familjarët e tyre.

Motra e njërit prej tyre ka shkruar në rrjetin social teksa nënvizon se largimi i të vëllait i krijoi asaj një gropë të thellë, e cila nuk do t’i mbyllet asnjëherë.

“Jeta ime zemra e motres me vrave ne shpirt me hape nje plage qe Kurr sdo te mbyllet i vogli im me ike si engjell te deshi zoti per vete . Ah mor vlla kujt ne I therrit vlla un tani ti me le vetem po un jo sjam vetem te kam ty te mori si engjell OJ shpirti Im u prefsh ne paqe I vogli Im “, ka shkruar në Facebook, motra e Pelivan Hysajt