Site icon Telegrafi

Zjarri sërish kaplon parlamentin e Afrikës së Jugut

Një zjarr shkatërrues që përfshiu dhomat e Parlamentit të Afrikës së Jugut në Cape Town është rindezur – disa orë pasi u tha se ishte nën kontroll.

Flakët kanë dalë nga çatia e ndërtesës. Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po përpiqen të shuajnë flakët.

Zjarri ka rënë fillimisht të dielën, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesë, raporton bbc.

Policia ka arrestuar një të dyshuar i cili do të dalë në gjykatë ditën e martë për zjarrvënie të qëllimshme.

Të dielën, presidenti Cyril Ramaphosa e quajti zjarrin një “ngjarje të tmerrshme dhe shkatërruese”.

Kuvendi aktualisht nuk është në seancë për shkak të pushimeve dhe nuk ka të lënduar.

Ndërtesa është shtëpia e mijëra thesareve duke përfshirë libra historik, fotografi dhe vepra të rëndësishme arti. Ekziston shqetësim i veçantë se Tapestry e vlefshme Keiskamma, e cila është 120 m e gjatë dhe dokumenton historinë e Afrikës së Jugut, mund të jetë dëmtuar ose shkatërruar. /Telegrafi/

Exit mobile version