Një aeroplan i Star Alliance u “rrëmbye” nga flakët në Aeroportin e Frankfurtit kur një kamion i tërheqjes është përfshirë nga zjarri.
Si pasojë, siç raportojmë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, gjashtë persona janë dërguar për trajtim të lëndimeve.
Lufthansa Airbus A340-300 (D-AIFA) sustained unknown heat damage whilst under tow at Frankfurt Airport (EDDF) when the connected tug caught fire below it. The reason for the fire is unknown yet. pic.twitter.com/vADKnxuwdE
— JACDEC (@JacdecNew) June 11, 2018
Siç bëhet e ditur më tej, zjarri rrethoi kabinën e pilotit të Lufthansa Airbus A340 ndërsa ishte duke lëvizur pranë një terminali të aeroportit.
Ekipet e zjarrit nxituan të shuajnë zjarrin, i cili veçse e kishte “nxirë” aeroplanin.
“Aeroplanët apo objektet e aeroportit nuk u prekën nga zjarri”, kanë bërë të ditur autoritetet.
Nuk është e qartë nëse pasagjerët ose stafi kanë qenë në bordin e fluturimit në momentin e shpërthimit të flakëve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=AiyT2btmqGk