Disa metra në lartësi, është ngritur zjarri që shpërtheu në një fermë në Brazil dhe vazhdoi sillej sikur një spirale tornadoje, i favorizuar nga moti nxehtë dhe era e lehtë.
Toka me barë të tharë, ishte shumë e përshtatshme që flakët të përhapen gjithandej, në një zonë pranë një autostrade në Santa Helena de Goias, transmeton Telegrafi.
“Flakë djalli” është quajtur kjo spirale zjarri, si pasojë e të cilës, punonjësit detyroheshin të iknin, derisa provonin ta shuanin.
Sipas të pranishmëve, zjarri është ndezur papritmas, derisa ata po pastronin dhe më pas u detyruan për dy orë derisa e fikën.
Shumë prej tyre, kanë marrë plagë të lehta, derisa dëmet janë të konsiderueshme. /Telegrafi/