Telegrafi

Zjarri që la të paktën 78 të vdekur në Bangladesh, pamje nga vendi i ngjarjes (Video)

Një zjarr i madh ka përfshirë një zonë historike në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka, duke vrarë të paktën 78 vetë.

Zjarri shpërtheu gjatë natës në një ndërtesë të banuar, që kishte materiale të djegshme të depozituara në katin përdhesë.

Pjesëtarët e një feste dasme mendohet se janë disa nga viktimat. Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi ndezjen e zjarrit.

Flakët nisën në orën lokale 23:40, ndërsa shumë banorë po flinin gjumë.

Zjarri nisi në një depo kimike në katin përdhesë dhe më pas përfshiu tre ndërtesa të tjera, thonë zyrtarët, përcjell oranews.tv.

Shumë njerëz mbetën të bllokuar dhe nuk ishin në gjendje të shpëtonin nga flakët.

Dëshmitarët dhe policia thanë se shpërthimet e gazit ndihmuan në nxitjen e përhapjes së flakëve.