Telegrafi

Zjarri pushton fshatin në Pogradec, tymi mbulon zonën

Flakët kanë përfshirë pyllin mbi fshatin Piskupat në Pogradec.

Tymi duket se ka mbuluar gjithë zonën. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje.

Korrespondenti i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi bën me dije se rreth orës 13:30 janë njoftuar dhe zjarrfikësit.

Sipas informacioneve, ata janë nisur menjëherë bashkë me staf mbështetës nga pyjorja për të ndërhyrë. /Telegrafi/