Aeroplani luftarak i njohur si Herkuli është duke u përdorur nga ushtria braziliane për të hedhur mijëra galon me ujë mbi malet e Amazonës, që konsiderohet si zona më e madhe malore në botë.
Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka urdhëruar operacionet ushtarake në shtatë zona malore, ku zjarri në masë të madhe po shkatërron Amazonës, transmeton Telegrafi.
E një video e postuar nga Ministria braziliane e Mbrojtjes, shfaq aeroplanin ushtarak që furnizohet nga dy aeroplanë tjerë cisternë dhe më pas e hedh mbi malet e përfshira nga zjarret.
Afro 80 mijë vatra të zjarrit janë regjistruar në gjithë Brazilin që nga 24 gushti, që konsiderohet si më e madhja që nga viti 2013. /Telegrafi/