Site icon Telegrafi

Zjarri përfshinë sipërfaqe me ullishte në Fier, ndërhyrje nga ajri për shkak të terrenit të vështirë

Një zjarr i madh ka rënë në një sipërfaqe me ullishte dhe shkurre në fshatin Hambar të Fierit.

Lajmin e ka bërë me dije Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi,  ku njoftoi se është vënë në dispozicion edhe helikopterin Cougar për ndërhyrje nga ajri.

“Menjëherë pas njoftimit nga strukturat e emergjencave civile të bashkisë Fier, për një vatër zjarri në një sipërfaqe me ullishte e shkurre në fshatin Hambar, në njësinë administrative Cakran, është nisur për ndërhyrje nga ajri edhe helikopteri Cougar.

Flakët janë përparur me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Forcat zjarrfikëse dhe banorë të zonës po punojnë në terren, për të shmangur çdo rrezik për banesat aty pranë”-tha ai.

Terreni është i vështirë, zjarrfikësit po luftojnë edhe me mjete rrethanore pasi fryn erë e fort që ndihmon edhe flakët e zjarrit.

Burime nga zjarrfikëset në terren thonë se rrezikohen 4 deri 5 banesa dhe për këtë arsye po veprohet me helikopter.

Në terren duke luftuar me flakët e zjarrit janë tre zjarrfikëse me efektiv të MZSH Fier, një zjarrfikëse e Roskovecit dhe një zjarrfikëse e Alpetrolit së bashku me efektivët e tyre.

Exit mobile version