Site icon Telegrafi

Zjarri përfshinë një shtëpi në Prishtinë, një grua lëndohet duke ikur

Një zjarr ka përfshirë një dhomë në një shtëpi afër Xhamisë së Llapit në Prishtinë.

Nehat Berisha, udhëheqësi i ndërrimit të zjarrfikësve ka deklaruar për Telegrafin se gjatë evakuimit një grua ka pësuar lëndime të lehta.

“Ka ndodhur një zjarr ku është përfshirë një dhomë e shtëpisë. Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin”.

“Një grua, banore në shtëpinë në fjalë gjatë ikjes nga zjarri është lënduar lehtë në dorë”, ka deklaruar tutje Berisha./Telegrafi/

 

Exit mobile version