Sipas BBC, shkëmbimi kryesor valutor që gjendej në këtë qendër është evakuuar para se ta përfshinte zjarri.
Flakët janë vënë nën kontroll nga zjarrfikësit dhe policia vendase, me ndihmën e forcave të NATO-s.
Qendra tregtare ndodhet më pak se 1 kilometër larg nga zyra presidenciale dhe disa nga ministritë kryesore të vendit.
Tregtarët kanë mundur të shpëtojnë mijëra dollarë dhe sende floriri para se zjarri të përfshinte ndërtesën. Roja i godinës është zhdukur dhe policia është vënë në kërkim të tij për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./Telegrafi/