Ende është aktiv zjarri që shpërtheu sot në Veles, dhe po zgjerohet drejt fshatit Novçani.
Nga shpërthimi i zjarrit deri më tani janë përfshirë hotelet dhe shtëpitë, nuk ka viktima dhe të lënduar.
Siç njoftojnë nga Brigada e Zjarrfikësve të Velesit për AIM-në, për shkak të erës së fortë zjarri po zgjerohet në dy drejtime, drejt liqenit të Velesit dhe drejt fshatit Otovic.
Nga zjarri janë përshirë pishat.
“50 persona të URM-së, një helikopter i URM-së dhe dy avionë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim janë angazhuar për shuarjen e zjarrit. Ekipet e urgjencës nga Negotina dhe Kavadari janë dërguar gjithashtu për të ndihmuar”, thonë nga Qendra për Menaxhim me Krizat.