Nuk ka dyshim se koncertet muzikore kanë si qëllim që të ndezin mbrëmjen, por jo kështu siç ndodhi në Spanjë.
Më shumë se 22 mijë njerëz u evakuuan, nga një festival që po zhvillohej në afërsi të Barcelonës, pasi flakët e fuqishme përfshinë pjesën më të madhe të skenës kryesore.
Fotot dhe videot e postuara në mediet sociale tregojnë mjaft qartë kaosin që shpërtheu, pasi zjarri pushtoi skenën dhe bëri që me mijëra t’ia mbathin me vrap.
Famirësisht, asnjë i person nuk është lënduar, falë edhe ndërhyrjes së shpejtë të sigurisë së festivalit. Organizatorët e këtij të fundit thanë se zjarri u shkaktua nga një defekt teknik, pa sqaruar më tej, sqarime që me siguri janë duke ua dhënë policisë, transmeton top-channel.
Ndërkohë, fansat e shumtë të koncertit shprehën zhgënjimin e tyre për shfaqjen e humbur, ku do të dëgjonin artistë si DJ Steve Aoki, DJ Ingrosso dhe Afrojack.