Site icon Telegrafi

Zjarri në Shëngjin, i qëllimshëm

Policia arreston Ardit Ujkan dhe Milton Ivanaj, si të dyshuar. Kjo është ajo çfarë ka mbetur nga kurora e gjelbër në zonën e Shëngjinit. Dhjetëra hektarë pyje u shkrumbuan nga flakët. Policia ka hedhur dyshimet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Këto janë dyshimet e policisë së Lezhës e cila ka arrestuar për këto ngjarje Ardit Ujkan dhe Milton Ivanaj si persona përgjegjës për këtë zjarrvënie.

Dy të arrestuarit dyshohet se kanë patur për qëllim hapjen e zonës për kullota.

Terreni i vështirë bëri të mundur që flaket të vihen nën kontroll vetëm gjatë mëngjesit të së shtunës. Situata është përmirësuar dhe falë rënies së shiut. Në këtë zonë u angazhuan rreth 200 forca të emergjencës.

Në 2 ditë flakë në malin e Shëngjinit u regjistruan edhe shpërthime të ndryshme predhash, e kjo vështirësi akoma më shumë ndërhyrjen e ushtrisë.

Në malin e Shëngjinit ka ende ka vatra të vogla zjarri dhe rreziku i përhapjes së tyre është i madh për shkak të erës së fortë.

Në zonë janë ende zjarrfikës dhe ushtria për të qenë në gatishmëri të rinisjes së flakëve. Emergjencat civile numërojnë në muajt e fundit 85 raste zjarresh që kanë shkrumbuar 620 hektarë. /tvklan/

Exit mobile version