Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë dy të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në malin e Shëngjinit.
Ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Tre ditë më parë, policia arrestoi shtetasit Ardit Ujka dhe Milton Ivanaj. Mësohet se të pandehurit nuk i kanë pranuar akuzat e ngritura ndaj tyre.
Në malin e Shëngjinit u dogjën dhjetëra hektarë shkurre dhe pisha si dhe u rrezikuan edhe banesat aty pranë. /TCH/