Site icon Telegrafi

Zjarri në QSUT, drejtoresha Fico: Situata nën kontroll, pacientët jashtë rrezikut

Pas zjarrit të rënë mëngjesin e kësaj të diele në urgjencën e QSUT në katin -1, ka dalë në një deklaratë për mediat, drejtoresha Albana Fico.

Ajo tha se të gjithë pacientët janë evakuuar dhe aktualisht ndodhen në ambiente të tjera të QSUT-së, ku edhe po marrin trajtimin normalisht. Fico siguroi familjarët se asnjë prej pacientëve nuk ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

“Ka qenë një efekt në një dhomë teknike. Gjithë grupi teknik ka nën kontroll çdo lloj elementi. Është një dëm i kufizuar vetëm në një dhomë teknike”, tha ajo.

Ajo deklaroi gjithashtu se nuk ka probleme në dhomën e imazherisë, ndërsa theksoi se ky spital ka planin e vet emergjent i cili “sot u testua me sukses”.

“Spitali qendror trajton rastet më të rënda. Shërbimet kanë marrë masa përfshirë edhe reanimacionin. Pacientët i kemi lëvizur brenda QSUT-së. Në kuadër të emergjencave, QSUT ka planin e emergjencës, mbase nuk deshëm ta testonim sot, por u testua me sukses”, shtoi ajo./euronewsalbania/

Exit mobile version