Telegrafi

Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, 25 persona përfundojnë në spital

25 persona kanë përfunduar në spital për shkak të zjarrit që ra në një qendër tregtare në qytetin e Lushnjes.

Dyshohet që mbinxehja e kutisë elektrike brenda qendrës tregtare ka qenë shkaku i zjarrit.

Sipas  A2 CNN, mes personave të shtruar në spital, të cilët kanë probleme me frymëmarrjen, ka edhe fëmijë.

Ndërkohë, në qendrën tregtare kanë mbërritur edhe forcat e specializuara për ndërhyrjet në rastet e emergjencave civile, për të bërë kontrollin e mejdisit ku ende nuk është konfirmuar nëse ka ende persona të bllokuar brenda apo jo.