Telegrafi

Zjarri në parkimin e pallatit në Tiranë, dyshohet se është i qëllimshëm

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me zjarrin që përfshiu parkimin e një pallati në Unazën e Re të kryeqytetit.

Mësohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, ku një person që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë flakën makinës së tij, duke djegur dhe një makinë tjetër që ndodhej pranë saj. Në vendngjarje kanë shkuar 4 zjarrfikëse, që bënë të mundur evakuimin e banorëve dhe fikjen e zjarrit.

Lexo po ashtu Zjarr në një pallat në Tiranë, digjen disa automjete, forcat zjarrfikëse po evakuojnë banorët

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale, ndërkohë që aktualisht po bëhet edhe ajrosja e ambienteve të pallatit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të plota të incidentit. /Telegrafi/