Më rëndë paraqitet gjendja shëndetësore e shefit të komisariatit numër 3 Florian Hoxha, i cili ka mbetur i plagosur në tentativën për të ndihmuar disa persona që kishin ngecur në katin e pestë, raportoi Balkanweb. Mjekët thonë se shefi i komisariatit Hoxha ka plagë në këmbë dhe në krahun e djathtë, si dhe në fytyrë për shkak të thyerjes së një xhami për të shpëtuar banorët.
Për më shumë se 40 minuta, policia dhe zjarrfikëset kanë bërë përpjekje për shuarjen e flakëve që janë lokalizuar, duke shmangur rrezikun për përhapjen e zjarrit në pjesën tjetër të pallatit. Grupi hetimor që nga mbrëmja e djeshme vazhdon punën për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, ndërsa sot në mëngjes situata duket më e qetë. Nga zjarri që ka shpërthyer në garazh janë djegur dy makina dhe një motor./Telegrafi/