Telegrafi

Zjarri në një kamp të migrantëve në Bosnje – 29 persona të lënduar

Njëzet e nëntë migrantë janë lënduar në një shpërthim të zjarrit në një kamp të migrantëve në veri-perëndim të Bosnje e Hercegovinës.

Zëdhënësi i policisë rajonale, Ale Siljdedic, tha se të lënduarit u dërguan në spitalin e Kladusës së madhe, pas shpërthimit të zjarrit në kampin Miral, që strehon 500 migrantë, transmeton rel.

Rreth 25,000 persona nga Azia dhe Afrika veriore, kanë hyrë në Bosnje nga Serbia dhe Mali i Zi, vitin e kaluar.

Vetëm rreth 3,500 nga ta ishin akomoduar në qendrat tranzitore, derisa pjesa tjetër ka mbetur rrugëve.