Si pasojë e zjarrit që ka kapluar Nënstacionin elektrik “Prishtina 3”, qytetarët që furnizohen nga kjo pikë kanë mbetur pa energji elektrike deri në sanimin e situatës, e cila mund të zgjasë deri nesër.
Kështu thuhet në njoftimin e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT).
Sipas njoftimit (03.04.2024) ekipet e KOSTT dhe KEDS janë duke punuar pa ndërprerë në sanimin e avarisë në mënyrë që të rikthehet furnizimi me energji elektrike sa më shpejtë që është e mundur.
KOSTT ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve deri në stabilizim të situatës.
Rreth orës 17:00, KEDS ka njoftuar se ekipet gjatë asaj kohe e kanë pasë të pamundur të intervenojnë, meqenëse aty sipas tyre, kanë qenë institucionet relevante shtetërore duke bërë vlerësimin e gjendjes dhe verifikimet e nevojshme.
Sipas KEDS, Nënstacioni “Prishtina 3”, furnizon kryesisht qendrën e qytetit të Prishtinës. /Telegrafi/