Zjarri ka përfshirë të dielën malet në fshatrat Kuqishtë dhe Stankaj në Rugovë të Pejës.
Lidhur me këtë rast, nga Komuna e Pejës kanë bërë të ditur për Telegrafin se zjarri është lokalizuar mbrëmë.
“Zjarri është lokalizuar mbrëmë në mesnatë, nuk ka qenë rrezik për shtëpitë përreth”, ka thënë Faik Zekaj, zëdhënësi i Komunës së Pejës.
Zekaj tutje ka shtuar se ende nuk dihen shkaqet që kanë quar deri tek shpërthimi i zjarrit.
Ndryshe Telegrafi që nga orët e mëngjesit ka kontaktuar me policinë e Pejës për të marrë më shumë informacione rreth këtij rasti, por të njëjtit nuk janë përgjigjur. /Telegrafi/