Zjarri në katedralen në qytetin francez të Nantes, besohet të ketë filluar qëllimshëm, thonë prokurorët.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tre nivele të zjarrit u shkaktuan në këtë katedrale, ndërkohë hetimi për zjarrëvënie është duke u zhvilluar, tha prokurori, Pierre Sennes.
Raportohet se zjarri shkatërroi xhamat dhe pjesën e brendshme të katedrales së “Saint Pierre et Saint Paul”, e cila daton që nga shekulli i 15-të.
Incidenti vjen një vit pas zjarrit shkatërrues në katedralen e Notre-Dame në Paris.
Mirëpo, autoritetet thonë se zjarri i Nantes nuk ishte me nivelin e njëjtë të katedrales tjetër në Paris. /Telegrafi/