Telegrafi

Zjarri në Kalimash, ministri Peleshi apelon udhëtarët për kujdes

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi është deklaruar në lidhje me gjendjen mbi zonën e tunelit të Kalimashit, ku si pasojë e erës që ka fryrë në orët e pasdites ka një përhapje të flakëve në një sipërfaqe më të madhe.

Ai në një postim në Facebook u ka bërë thirrje të gjithë udhëtarëve që të tregohen të vëmendshëm gjatë kalimit në këtë zonë.

“Ndërkohë, forcat zjarrfikëse të Kukësit, Shkodrës e Hasit, ndihmuar edhe nga forcat e ardhura nga Kosova po punojnë për t’i vënë flakët nën kontroll, në mënyrë që të mos depërtojnë në tunel”, ka shkruar ministri Peleshi.  /Telegrafi/