Qendra për Menaxhimin e Krizave konfirmoi se një kashtë po digjet pas hotelit Bellvi në lagjen Ilinden të Shkupit.
Tymi i dendur shihet edhe nga Shkupi, ndërsa drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, thotë se është në flakë një kallam, të cilin aktualisht është duke u shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit.
Sipas tij, nuk ka rrezik që zjarri të përhapet edhe në shtëpi private.