Zjarri i përmasave të mëdha dhe tymi ka përfshirë ditën e djeshme fushën e mbetjeve urbane në Vlorë.
Flakët kanë përshkuar pothuajse të gjithë fushën e mbetjeve urbane të qytetit. Siç shihet në pamje, tymi ka pushtuar një sipërfaqe të madhe, duke shkaktuar dëm mjedisor për qytetin, duke ditur përbërjen dhe kimikatet që çlirohen nga djegia e mbeturinave.
Mësohet se zjarrfikësit kanë punuar për shuarjen e flakëve, por situata është e rënduar pasi dhe era ndihmon që flakët të përparojnë dhe tymi përhapet në të gjithë zonën përfshirë edhe qytetin e Vlorës.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende, teksa nuk përjashtohet fakti se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. /Telegrafi/