Pas një ballafaqimi prej katër orësh me flakët që kanë prekur pyjet pranë kufirit Maqedoni-Greqi, zjarri është vënë nën kontroll, njoftojnë nga komuna e Gjevgjelisë.
Autoritetet komunale thonë se edhe pse zjarri është ende aktiv, ai është nënkotroll.
“Zjarri përfshiu një zonë të madhe të pyllit me pisha, dhe për shkak të erës u përhap në territorin grek, duke prekur kazermën kufitare të URM -së, ku një automjet policie është djegur.
Në lokalizimin e zjarrit përveç brigadës zjarrfikëse – Gjevgjeli, kanë marrë pjesë edhe ndërmarrja publike “Komunalec” me mekanizim, si dhe policia kufitare dhe punonjësit e hotelit “Flamingo”.
Nga ana greke, zjarrfikës nga Polikastro u përfshinë gjithashtu në lokalizim e zjarrit”, thonë nga Komuna e Gjevgjelisë./Telegrafi/