Site icon Telegrafi

Zjarri në Athinë, së paku 60 të vdekur dhe mbi 170 të lënduar (Foto/Video)

Athina është pushtuar nga flakët me një bilanc tragjik viktimash, ku deri tani janë konfirmuar të paktën 60 të vdekur dhe 170 të lënduar, por autoritetet greke shprehen se numri mund të jetë shumë herë më i lartë.

Kishte rreth 15 zjarre në tri fronte në lindje dhe në perëndim të Athinës. Më tragjikja ishte se banorët në vendpushimin Mati vdiqën nga zjarri në shtëpitë ose makinat e tyre ndërsa përpiqeshin të shpëtonin, ku autoritetet u kanë kërkuar banorëve që të largohen nga shtëpitë e tyre.

Në një situatë të tillë, vendet evropiane janë mobilizuar për të ndihmuar shtetin grek.

Qeveria greke i ka kërkuar vendeve të tjera evropiane për helikopterë dhe zjarrfikës shtesë për të ndihmuar në përballimin e zjarreve.

Italia, Gjermania, Polonia, Franca, Turqia dhe Maqedonia Veriore kanë dërguar avionëve për vënien nën kontroll të flakëve.

Kryeministri grek Alexis Tsipas ka shpallur tri ditë zie lidhur me tragjedinë.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e jetës së një numri të njerëzve në Greqi pas përfshirjes nga zjarri.

Lexo po ashtu Haradinaj ngushëllon popullin grek për tragjedinë

Zjarrët e fundit në Athinën janë më vdekjeprurësit të paktën që prej vitit 2007, kur dhjetëra njerëz vdiqën në gadishullin jugor të Peloponezit. /Telegrafi/

Exit mobile version