Të paktën 25 trupa janë gjetur në fund të oqeanit pasi një anije u përfshi nga flakët në brigjet e Kalifornisë.
Nëntë njerëz rezultojnë ende të zhdukur ndërsa 5 anëtarë të ekuipazhit të anijes Conception i shpëtuan flakëve.
Zjarri filloi në orët e para të mëngjesit të së hënës. Varka u ankorua vetëm disa metra larg ishullit Santa Cruz, rreth 145 km në perëndim të Los Angeles.
Anija tani është zhytur plotësisht në oqean ndërsa vazhdon një operacion kërkim-shpëtimi.
Në një konferencë për shtyp, sherifi Bill Brown tha se 39 persona ishin në anije kur shpërtheu zjarri.
Shkaqet e flakëve nuk dihen ende.
Personat që i shpëtuan flakëve raportohet se mund të kenë qenë duke fjetur në kabinën kryesore të varkës dhe jo në pjesën e poshtme.
Ata qëndruan në pjesën e anijes të papërfshirë nga flakët derisa mbërriti një anije tjetër për ti shpëtuar. Një nga të shpëtuarit raportohet se ka lëndime të lehta.
Sherifi Brown spekuloi se cisternat e oksigjenit ose të propanit mund të kenë shpërthyer gjatë zjarrit, por nuk dihet ende çfarë e ndezi flakën. /kp/Telegrafi/