Zjarri që u shfaq sot pasdite në afërsi të rrugës rajonale Prilep-Gradsko, në afërsi të restoranit “Çe”, ende është aktiv dhe shkakton probleme në zhvillimin e komunikacionit në atë rrugë.
Digjen drunj dhe kullosë në të dyja anët e rrugës. Komunikacioni që u ndërpre tërësisht për shkak të zjarrit, tani bëhet vetëm në një korsi.
Ekipet e zjarrfikësve janë nisur në terren për shuarjen e zjarrit./Telegrafi/