Zjarri në rrethinën e fshatit Trebovle, në afërsi të Makedonski Brod ende është aktiv, kanë bërë të ditur nga Qendra për menaxhimin me kriza. Arsyet për mos lokalizimin e zjarrit janë temperaturat e larta dhe terreni i keq, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në shuarjen e zjarrit përpos zjarrfikësve janë kyçur edhe forcat e ARM-së me helikopterët e tyre, të cilët janë angazhuar këtyre ditëve.
Përkohësisht janë shfrytëzuar edhe dy avionët e Drejtorisë për shpëtim dhe mbrojtje. Rreth orës 18:10 zjarri ka arritur në rrugën në afërsi të fshatit Trebovle duke u kërcënuar shtëpitë e para të fshatit, dhe për këtë arsye janë dërguar forca shtesë, ekipe të zjarrfikësve nga Tetova, Struga, Gostivari dhe Kumanova./Telegrafi/