Site icon Telegrafi

Zjarri i merr jetën 47 vjeçarit të paralizuar në Skenderaj

Foto: Ilustrim

Një 47 vjeçar i paralizuar ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që kaploi dhomën ku ai ndodhej, në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:00.

Viktima ndodhej i vetëm në shtëpi, në kohën që shtëpia u kaplua nga flakët.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version