Site icon Telegrafi

Zjarri mbi ndërtesën shumëkatëshe në Londër, fëmijët e ngujuar dëgjohen duke kërkuar ndihmë (Video)

Një ndërtesë shumëkatëshe në perëndim të Londrës është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit.

Si pasojë, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, përveçse një numri të të lënduarve, ka edhe të vdekur.

“Të paktën 30 persona u plagosën”, theksuan më herët shërbimet spitalore, ndërkohë që një numër banorësh dyshohet se kanë mbetur ende brenda ndërtesës me 120 apartamente dhe 27 kate.

Siç shkruajnë mediat britanike, Brigada e Zjarrfikësve kishte arritur në vendin e ngjarjes, brenda gjashtë minutave që nga telefonata e parë, duke 200 zjarrfikës nga 40 stacione.

Dëshmitarët kanë thënë se zjarri ka përfshi me shpejtësi ndërtesën që nga momenti i fillimit në katin e katërt.

Ndërkohë, mediat kanë publikuar edhe pamjet drithëruese në të cilat dëgjohen edhe fëmijët duke kërkuar ndihmë. /Telegrafi/

Exit mobile version