Telegrafi

Zjarri masiv përfshinë kompleksin banesor në Teksas

Një zjarr masiv, që besohet se është shkaktuar nga një vetëtimë, ka shkrumbuar pjesën më të madhe, të një kompleksi banesash në Teksas të SHBA-ve.

Një zjarr masiv shpërtheu në një kompleks godinë në ishullin Padre, që ndodhet në majën jugore të Teksasit, mëngjesin e së shtunës, shkruan NBC News.

Zjarri, i cili dërgoi flakë të mëdha dhe tym të zi të trashë në ajër, mund të jetë shkaktuar nga një goditje rrufeje, sipas raporteve fillestare të Shërbimit Kombëtar të Motit, transmeton Telegrafi.

Zjarri filloi pak para orës 7:30 të mëngjesit me kohën lokale në anën lindore të ndërtesës përpara se të lëvizte drejt qendrës, tha një zyrtar.

Por shkaku i zjarrit është ende duke u hetuar. /Telegrafi/