Site icon Telegrafi

Zjarri i madh shpërthen në rrokaqiellin 62 katësh të Bankës Kombëtare në Kuvajt (Foto/Video)

Një zjarr masiv shpërtheu në një ndërtesë të lartë 62 katëshe në Kuvajt të enjten në mëngjes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarrfikësit nga ekipet e mbrojtjes civile të Kuvajtit evakuuan njerëzit dhe luftuan me flakët.

Ndërkohë Banka ka lëshuar një deklaratë në llogarinë e tyre në Twitter duke: “Ka pasur një zjarr të pjesshëm në ndërtesën kryesore të NBK, prej të cilëve 90% janë shuar me sukses nga Departamenti i Zjarrfikësve të Kuvajtit”.

Po sipas Bankës, mbi 2,500 punëtorët u evakuuan pa ndonjë viktimë apo të lënduar.

Disa postime në rrjetet sociale kanë spekuluar se zjarri filloi në një ndërtesë tjetër dhe u përhap në ndërtesën e re të Bankës Kombëtare të Kuvajtit. /Telegrafi/

Exit mobile version