Telegrafi

Zjarri i madh përfshin depot e një kompanie në Zagreb – nuk raportohet për viktima

Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Zhitnjak të Zagrebit.

Në fakt, zjarr shpërtheu në oborrin e një kompanie, ku flakët përfshiu paletat prej druri.

Në terren raportohen se kanë 16 automjete të zjarrfikësve dhe 56 zjarrfikës janë angazhuar për të fikur zjarret, raporton index.hr.

Zjarri ka rënë në oborrin e një kompanie private të ambalazhimit gjersa zjarrfikësit menjëherë pas denoncimit kanë dalë në terren, pak para orës 22:00.

Mediat kroate shkruajnë se ende nuk ka informacione për shkakun e zjarrit.

Ndryshe, autoritetet kroate të drejtësisë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë nis hetimet rreth rastit. /Telegrafi/