Katër persona u plagosën në një zjarr që shpërtheu në rafinerinë ExxonMobile në Teksas në jug të Shteteve të Bashkuara gjersa policia lokale njoftoi se kishte ndodhur një “aksident i madh industrial”.
“Oficerët janë në skenën e përplasjes”, shkroi në Twitter Policia e Qarkut Harris në orët e para të mëngjesit të së enjtes, duke specifikuar se një zjarr shpërtheu në fabrikën e ExxonMobile në Baytown, një qytet afër Houstonit.
Tre të plagosurit u evakuuan me helikopter ndërsa personi i katërt u transportua në spital, tha policia, duke shtuar se “nuk ka raportime për viktima”.
Fire crews responded to a "major industrial accident" at an Exxon Mobil plant in Texas that appeared to be from an explosion, the Harris County Sheriff's Office said, adding that "some injuries have been reported." https://t.co/85Pou2T32w pic.twitter.com/G5N7VVoDf0
— ABC News (@ABC) December 23, 2021
Fabrika e ExxonMobil në Baytown njoftoi se zjarri shpërtheu rreth një orë pas mesnatës të së enjtes dhe se kompania po punon me autoritetet lokale për të zgjidhur problemin.
Sipas ExxonMobil, rafineria Baytown filloi funksionimin në vitin 1920 dhe fabrika kimike në vitin 1940. Këto janë katër fabrika prodhuese që punësojnë rreth 7000 punëtorë.
Shteti i Teksasit është i njohur për lëndët djegëse fosile dhe është një prodhues i madh i naftës. /Telegrafi/
VIDEO: My brother’s security camera captures the fire/explosion at #ExxonMobil in Baytown, TX. At least four refinery workers reported injured. Appears the fire started around 12:52AM. pic.twitter.com/BrIHQgu1Tj
— Vanessa Pacheco (@VanessaOnTV) December 23, 2021
this is what one side of the ExxonMobil facility in Baytown looks like this morn following the fire/apparent explosion pic.twitter.com/fLxlxpmXxE
— Alejandro Serrano (@serrano_alej) December 23, 2021