Telegrafi

Zjarri i madh në ETC në Klinë, flet Ramiz Kelmendi

Foto: Arkiv

Afaristi i njohur dhe pronari i ELKOS Group, Ramiz Kelmendi në një prononcim për Telegrafin ka folur rreth ngjarjes që ka ndodhur sot  tek objekti i ETC-së në Klinë.

Kelmendi tha se para pak minutash e ka marr vesh ngjarjen nga shefi i sigurimit.

Kelmendi tha se zjarri ka ndodhur para se të hapet objekti për fillimin e orarit të punës.

Lexo po ashtu Zjarri i madh në objektin e ETC-së në Klinë

“Më treguan pak më herët për ETC në Klinë. S’ka qenë e hapur marketi, pasi zjarri ka ndodh para se mu çel marketi. Shefi i sigurimit më tregoi që ka ndodh para orës 08:00. Nuk e di çka ka qenë shkaktari pasi para 10 minutave e mora vesh. Për momentin ende nuk kam shku në vendngjarje”, ka thënë Kelmendi.

Lexues të Telegrafit nëse keni foto ose video të zjarrit në objektin e ETC-së mund të na i dërgoni në info@telegrafi.com . /Telegrafi/