Site icon Telegrafi

Zjarri madh në afërsi të Makarska të Kroacisë

Në mbrëmje ka rënë zjarr në Tuçepi dhe ai po përhapet në drejtim të Podgorës, Kroaci.

Të gjitha forcat nga zonat Makarska dhe Omis janë në terren ndërsa zjarrfikësit e Splitit pritet të aktivizohen në rast të nevojës.

Nuk ka shumë informacion në këtë moment ndërsa zjarri po përhapet për shkak të erës, konfirmoi Qendra Zjarrfikëse e Qarkut Split-Dalmaci, shkruan index.hr.

Policia e Splitit njoftoi se rruga D 512 në qytetin e Gornji Tuçepi është mbyllur për shkak të shuarjes së zjarrit që ka rënë në një zonë të hapur.

“U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve që të jenë më të kujdesshëm dhe të respektojnë udhëzimet e punonjësve të policisë në terren”, njoftoi policia.

Ndryshe, autoritetet kroate do të nisin hetimet se si u ndezën zjarret dhe së shpejti do të dalin me rezultatet e para. /Telegrafi/

Exit mobile version