Telegrafi

Zjarri i madh kaplon një ndërtesë në Bangladesh, po bëhet çmos që të shpëtohen personat e ngujuar (Foto/Video)

Një zjarr i madh ka shpërthyer në katin e nëntë të ndërtesës 19-katëshe në Bangladesh, vetëm disa javë pasi një tragjedi e ngjashme ua mori jetën 70 personave në Dhaka.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë 19 njësi të zjarrfikësve, të cilët po asistojnë helikopterët ushtarak që po mundohen ta lokalizojnë zjarrin dhe t’i nxjerrin personat që kanë mbetur të ngujuar brenda”, ka deklaruar zyrtari Muhamed Rasel, transmeton Telegrafi.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare për viktima, por ekziston frika se zjarri ka ngujuar shumë persona brenda kullës në Banania, në Bangladesh.

Mediat lokale raportojnë se kanë parë të paktën gjashtë persona duke kërcyer nga ndërtesa e përfshirë nga zjarri. Kurse video të ndryshme shfaqin helikopterët në kulmin e ndërtesës, që po mundohen t’i shpëtojnë qytetarët e ngujuar. /Telegrafi/