Site icon Telegrafi

Zjarri “katastrofik” në Australi “përpin” disa shtëpi – nuk raportohet për të lënduar

Në zjarrin që u shpërnda dhe doli jashtë kontrollit në periferi të qytetit Perth në bregun perëndimor të Australisë, disa shtëpi u shkatërruan ose u dëmtuan, raporton AP.

Një paralajmërim emergjent është lëshuar për periferinë lindore të Parkerville, ku zjarri shpërtheu mëngjesin e sotëm, transmeton Telegrafi.

Në paralajmërim thuhet se zjarri përbën rrezik për jetë njerëzish dhe shumë prona. Më shumë se 150 prona janë pa energji elektrike dhe disa rrugë janë të dëmtuara.

Pamjet e filmuara nga ajri, tregojnë se të paktën një shtëpi është shkatërruar dhe disa të tjera kanë marrë flakë, ndërsa shkalla e plotë e dëmit nuk do të dihet derisa ekipet e inspektimit të jenë në gjendje të inspektojnë zonën e zjarrit.

Aktualisht nuk ka raportime për të lënduar. Komisioneri i Shërbimeve të Zjarrfikësve dhe Emergjencave, Darren Klemm, tha se zjarri vazhdoi të përshkallëzohej pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve dhe aeroplanëve për ta lokalizuar. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version