Pesë persona kanë mbetur të plagosur në një zjarr që shpërtheu në një spital në qytetin siberian të Krasnoyarsk.
Lajmi është bërë i ditur për agjencinë TASS nga Ministria e Situatave Emergjente të atij vendi.
Sipas deklaratës, zjarri i cili u përhap në pesë metra katrorë është shuar dhe 112 persona janë evakuuar.
Siç ka thënë burimi për agjencinë TASS, zjarri ka rënë në katin e katërt të spitalit pasi u dogjën disa sende personale.
Sipas burimit, ky është një spital ku trajtohen pacientët e infektuar me coronavirus. /Telegrafi/