Telegrafi

Zjarri kaplon një shtëpi në Saraj, shkaku i rrufesë? (Video)

Rreth orës 21 në Saraj të Shkupit, zjarri ka kapluar një shtëpi. Shkaqet ende nuk janë të njohura, por sipas banorëve, dyshohet që rrufeja të ketë prekur në kabllot e elektrikut.

Policia, zjarrëfikësit dhe ndihma e shpejtë menjëherë kanë intervenuar. Sipas dëshmitarëve okularë nuk ka të lënduar, por ka vetëm dëme materiale.