Site icon Telegrafi

Zjarri kaplon ndërtesën e qendrës kërkimore në Moskë, zhvillonte sisteme radioelektronike për ministrinë e Mbrojtjes

Një zjarr i madh ka përfshirë një qendër kërkimore në Moskë që zhvillon sisteme radio-elektronike për Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë, tregojnë videot që qarkullojnë në mediat sociale.

Zjarri në Institutin e Kërkimeve Platan, i vendosur në qytetin Fryazino në rajonin e Moskës, u raportua nga mediat lokale dhe disa kanale ruse Telegram, duke përfshirë Mash, i cili pretendon të ketë lidhje me shërbimet e sigurisë ruse.

“Kati i pestë, i gjashtë, i shtatë dhe i tetë janë në flakë”, tha Mash të hënën, duke shpërndarë një video të zjarrit, transmeton Telegrafi.

Guvernatori i rajonit të Moskës, Andrei Vorobyov, u citua nga agjencia shtetërore e lajmeve ruse RIA Novosti, të ketë thënë se tre nga katet e ndërtesës janë përfshirë nga flakët.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit që ka kapluar këtë ndërtesë, ndërsa nga ministria ruse e Mbrojtjes nuk janë deklaruar lidhur me rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version