Site icon Telegrafi

Zjarri kaploi një fabrikë në Kumanovë, lëndohet punëtori

Dje në mesditë në një fabrikë për këpucë në Kumnaovë, në dhomën ndihmëse për nxemje qendrore e kaploi zjarri, nga i cili punonjësi M.V. (57), pësoi lëndime të rënda.

Nga policia informojnë se nga Ndihma e Shpejtë të lënduarin e sollën në spitalin e Kumanovës ku iu dha edhe ndihma e parë, mirëpo djegiet ishin të rënda dhe i njëjti u transportua në qendrën emergjente në Shkup për shërim të mëtejshëm.

Policia ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes për të ndriçuar të gjitha çështjet rreth këtij rasti./Telegrafi/

*Foto Ilustrim

Exit mobile version