U dogj tërësisht në një garazh dhe dukej se mund të dërgohej vetëm në deponi metalesh, por restaurimi i ndryshoi gjendjen veturës
DIY Gang me bazë në Oregon të Shteteve të Bashkuara, ka punuar me përkushtim në një Dodge Challenger Hellcat, që ishte kthyer në metal skrapi, kur u dogj brenda një hambari, që u përfshi nga një zjarr i fuqishëm, transmeton Telegrafi.
Flakët ishin aq të mëdha, sa që nxehtësia e lartë ia kishte shkrirë makinës konstruktin e jashtëm. Megjithëse dukej se ishte kthyer në metal skrapi, brenda kishte pjesë të pa dëmtuara të motorit, ndërsa çuditërisht kishte shpëtuar edhe shishja për fikjen e flakëve.
Në motorin origjinal me kapacitet 6.0 litra, janë bërë pastrimet e nevojshme si dhe montimet e pjesëve të reja, duke e bërë tërësisht funksional. Pjesët tjera të makinës, pos strukturës kryesore, është dashur të largohen dhe metali të pastrohet.
Gjithçka është përfunduar nga DIY Gang brenda nëntë muajve, që ky Dodge të kthehej në gjendjen dikurshme dhe të punojë shumë mirë. /Telegrafi/